Situata është nxehur dukshëm brenda “Ferma VIP”, ku fermerët ndryshe nga ëmbëlsitë e fillimit kanë filluar të vënë në dukje anët e errëta të njëri-tjetrit.
I fortë ka qenë debati mes Albanos dhe Valerit për mënyrën se si ata sillen aty brenda, ku nuk kanë munguar as etiketimet në drejtim të njëri-tjetrit.
Pjesë nga debati:
Albano: Duhet të bësh paelstër për shpirtin. Kjo ëhstë ana më kot që ke treguar këtu, unë e di ça burri je jashtë, ke dhe familjarë që të ndjekin.
Valeri: Këto që flet i ke nga palestra që i bën trurit.
Albano: Është mendim kolekltiv, thjeshtë unë kam guxim që ta them.
Valeri: Unë nuk mendoj se është kolektiv.
Albano: Vazhdo se e ke mirë kështu.