Egla qëndroi e mbyllur në dhomën e bardhë, një dhomë e re e shtuar në shtëpinë e Big Brother, që pas eliminimit të saj me zarf të zi.
Banorja foli duke thënë se këto ditë kanë qenë shumë të zhurmshe në kokë për të dhe shumë të heshtura në fjalë, e gjithashtu se si i ka kaluar ato orë brenda asaj dhome.
“Gjej rastin të përsëris që është një gjest që nuk është për tu bërë. Askush nuk duhet ta bëjë, askush nuk duhet të bjerë pre e provokimeve, duhet me kalit veten më fort. Konfuzion, kam dëgjuar vetëm Julin dhe Romeon sot që i thoshte e ke pasur idhull. Më vjen keq që nuk doja ta shihja ashtu.
Dëgjova në një moment që Heidi po linte shtëpi. Tani po dëgjoja që kishte takim në portën e kuqe. Dua të di çfarë do bëhet me mua”-tha Egla.