Ndodh e papritura, Meritoni i shkon Eglës te krevati dhe e përqafon, shikoni si reagon Ilnisa

Mediale Vip

Ndodh e papritura, Meritoni i shkon Eglës te krevati dhe e përqafon, shikoni si reagon Ilnisa

Më: 3 prill 2024 Në ora: 17:22
Egla dhe Meritoni

Një përqafim ka ndodhur mes Meritonit dhe Eglës këtë mëngjes.

Pasi është zgjuar Meritoni ka shkuar te shtrati i Eglës, e cila po flinte në pjesën e jashtme të dhomës së bardhë, dhe i ka thënë se për ditëlindje ka shkuar ta përqafojë.

Egla i tha se ditëlindjen e ka nesër, por se mund ta pranonte një përqafim.

Më pas Meritoni i ka shkuar në shtrat dhe e ka përqafuar, teksa e ka pyetur se përse fjeti jashtë.

“Më mungonte ajri, ju flinit”, iu përgjigj aktorja.

Më pas në pjesën e jashtme ka dalë edhe Ilnisa, e cila kur mësoi se e ka ditëlindjen nesër, i tha: Kështu gënjen gjithmonë? Se më the dje që e kam nesër!

“Ta thash pasi kishte kaluar ora 12… ‘nesër kam ditëlindjen’. Pse nuk të dalin llogaritë”, iu përgjigj ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat