Lidi është banori më u ri i “Big Brother VIP”, i cili me misionin që kishte me Heidi Baçin për të bindur konkurrentët që janë vëlla e motër, e ka futur atë fuqishëm në lojë.
Julian Deda, Rike Roçi dhe Erjola Doçi teksa po bisedonin së bashku në oborr, treguan se Lidi ka hyrë në shtëpi me “laps e letër” për të përçarë banorët.
E habitur se ku e gjen ai konfindencen, Erjola tregoi se sot në mëngjes banori i ka ardhur me trendafila te koka e shtratit, ndërsa edhe Rike tha se edhe atë e ka gudulisur.
Biseda:
Juli: Është duke bërë lojën e thjeshtë. Lojën e parë që i ka ardhur në mendë. Të përçajë dhe të futet kot
Rike: Baza të forta me mendjen e vet
Erjola: Dëgjoj bisedën tonë dhe tha ka takim Juli me furnitorin. Ti ishte me Rozën. Filloi duke thënë duhet t’ia prishim. I thash mos hajde më të shtrati për atë punë.
Rike: Ec
Erjola: Më vje aty te makeupi, kap pambukun dhe bën sikur po heq makijazhin. Sot në mëngjes sa u zgjova shikoj këtë me trëndafil te koka
Rike: Mua duke më gudulisur. Ku e ke konfidencen more gjigand?