Këngëtarja britanike, Adele, ka njoftuar për datat e reja të turit të koncerteve të saj.
Kjo vjen pasi Adele kishte thënë se i ka shtyrë koncertet e saj në Las Vegas në “Caesars Palace” për shkak se ishte e sëmurë.
“Datat e shtyra për fundjavat me Adele në The Colosseum, Caesars Palace nga marsi janë riplanifikuar në datat e mëposhtme më vonë këtë vit,” shkroi Adele.
“Personat që i kanë biletat për datat e shtyra do t’u dërgohen një email në lidhje me datën e tyre të re të caktuar”, shkruan People.