Mes dramës familjare, Elia Zaharia ka gjetur forcën të rikthehet në skenë.
Ditën e sotme, më 5 prill do të shfaqet në skenë në shfaqjen teatrale “Para Perëndimit”. Lajmin e ka dhënë vetë ajo në mediat sociale.
“Para Perëndimit”, një dramaturgji botërorë përqendrohet në dramën e mungesës së lirisë me të cilën përballet një 70 vjeçar Matthais Clausen.
3 vite pas vdekjes së gruas së tij ai bie në dashuri me një vajzë të re, Inken, por që pengohet nga të gjitha anët prej atyre që e rrethojnë, mbi të gjitha nga familja e tij që e sheh këtë histori dashurie si kërcënim të trashëgimisë financiare dhe shpirtërore të familjes.
Mesa duket, pas gjithë zhurmës, Elia po i rikthehet normalitetit dhe karrierës së saj.