Juliana Nura dhe Fis Juniku kanë qenë dytë banorë të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.
Juliana e njohur si Xhuli, ka qenë njëra nga lojtarët më të fortë në shtëpi, duke i bërë ballë gjitha debateve.
Ndërsa për Fisin gara për çmimin e madh ishte e shkurtë, por ai mbetet njëri nga ish-banorët më simpatikë.
Tashmë për Fisin ka filluar një rrugëtim i ri, duke drejtuar një emision të tijin në YouTube, të quajtur “Shok Podcast”.
Në një fotografi të publikuar nga vetë Fisi, në llogarinë e tij në Instagram, shihet me Xhulin, duke i dhënë asaj pite.
Kjo pasi Xhuli ka qenë tejet aktive në kuzhinën e BBVK-së, duke e gatuar shpesh, po këtë ushqim tradicional.
Duket se Xhuli ka qenë e ftuar në emisionin e Fisit, pasi fotografia është shkrepur në atë ambient.