Betimi në Zot për misionin, përplasje e ashpër mes banorëve! Juli: Romeo tentoi të bëhej më katolik se Papa

Mediale Vip

Betimi në Zot për misionin, përplasje e ashpër mes banorëve! Juli: Romeo tentoi të bëhej më katolik se Papa

Më: 7 prill 2024 Në ora: 00:10
Romeo dhe Juli

Juli: Më ka ardhur nga pas betohu, betohu. Dhe unë e bëra se doja ta çoja misionin deri në fund, i gjendur në presion. I falem Zotit, por jo këtyre. Kam marrëRomeo dhe Julidhënien time me Zotin. Situata u zgjat në mënyrë të shëmtuar, sidomos nga babai i Zotit (Romeo), që tentoi të bëhej më katolik se Papa. Pastaj, iu bashkuan edhe disa të tjerë. Nuk u ndjeva mirë që u përdor besimi, feja, Nata e Kadrit. Unë e di gabimin, por e mbaj vetë peshën përsipër.

Romeo: Unë e thashë që sa e njoh unë Julin, nuk e njeh njeri. Dhe këtë bëjmë ne në shtëpi, nxjerrim fytyrat e njëri-tjetrit. Kur është i aftë për një mision të zakonshëm të bëjë be, çfarë mund të bëjë për të tjerat

Françeska: Mua më thotë gjithmonë që gënjej, kur në fund u betua për një sfidë

Erjola: Ka bërë gabim, por nuk ka asnjë trup gjykues këtu. Lidhja me Zotin është individuale. Isha në dhomë të gjumit, kur u mblodh Jetmiri, Liami, Romeo dhe donin ta detyronin të betohej

Roza: Unë besimin në Zot e kam të shenjtë, por kapa një detaj dhe i tërhoqa vëmendjen Romeos. Tha mendoj se është Juli sepse bëri be në Zot, jo në familje. Dhe më vonë në oborr, e bëri gurgule të madhe se nuk zuri be në familje, por në Zot.

Romeo: Sepse në shumë situata, ka zënë be në familje. Ishte ndër të paktat situata kur bëri be në Zot

Liam: Në shumë raste, u përmend emri im dhe i Jetmirit. Unë vetëm 2-3 herë kam shkuar te Juli me ton normal, mos të harrojmë që bukë me vete nuk jemi. Ne donim të drejtën tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat