Alex Rodriguez thotë se është një fans i Olivia Rodrigo pasi ishte në një koncert të sajin me vajzën e tij

Mediale Vip

Alex Rodriguez thotë se është një fans i Olivia Rodrigo pasi ishte në një koncert të sajin me vajzën e tij

Më: 7 prill 2024 Në ora: 13:50
Alex Rodriguez dhe Olivia Rodrigo

Ish-sportisti dhe biznesmeni, Alex Rodriguez, ka thënë se e pëlqen muzikën  e këngëtares Olivia Rodrigos.

Në një bisedë ekskluzive me PEOPLE, Rodrigos tha se një muaj më parë e kishte vajzën e tij 15-vjeçare në një koncert të Rodrigos.

“Ishte vërtet fantastike. Kaluam shumë mirë. Isha i rrethuar nga 20,000 adoleshentë që bërtisnin shumë, shumë me zë të lartë, por Ella pati kohën e jetës së saj”.

“Ajo u takua me Olivia-n më pas dhe ajo ishte shumë e mirë me vajzën time. Ajo ishte shumë e thjeshtë, padyshim është një ditë që nuk do ta harrojmë për një kohë të gjatë”, ka thënë Rodriguez, shkruan People.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat