Siç duket, debatet në Big Brother Vip duket se nuk kanë të sosur.
Edhe mesdita e sotshme ka vijuar me debate të ashpra mes banorëve.
Teksa po qëndronin në oborr, Françeska i kërkon Eglës shpjegim pse kjo e fundit i tha pak më parë se do ta kishte për turp të kishte një fëmijë si ajo.
Aktorja e pohoi se e ka thënë diçka të tillë, madje shtoi se do ta dërgonte të murgeshat nëse fëmija i saj do të ishte Françeska.
Kjo e fundit u shpreh se është e turpshme të shprehet kështu për një fëmijë, ndërsa aktorja vendosi ta injoronte.
Françeska: Më the më mirë mos të kisha fëmijë sesa të kisha ty.
Egla: Më the ta kesh për nder të kesh një fëmijë si unë dhe të thashë të kisha një fëmijë si ty larg qoftë, do e kisha çuar te murgeshat. Hajde, hajde se ti nuk di asgjë. Më mirë pa fëmijë sesa me një fëmijë si ty.
Françeska: Nuk të vjen zor,
Egla: Jo s’më vjen
Françeska: Është e turpshme. Bie në nivelin zero me këto që thua. Ti nuk e di se çfarë nxjerr nga goja. Sjellja jote është në nivelin zero.