Meghan Markle dhe Princi Harry shijuan një puthje pasiononte në një ndeshje bamirësie në Miami të premten – pasi Duka arriti të fitonte në turne.
Duka i Sussex fitoi ndeshjen dhe mori trofeun, të cilin ia dha vetë Meghan, shkruan DailyMail.
Të gjithë ngjarjen e përcolli ekipi televiziv i Netflix, që u kujdes ta kapte çdo moment për serialin e ardhshëm të çiftit.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/April/14/auto_a21713078144.jpg)
Ndryshe, tenistja e njohur Serena Williams është parë bashkë me ta në xhirime, çka do të thotë se mund të ketë një rol në projektin e ri të Sussex-ëve.