“Mezi e presim”, Dafina flet për temën e shtatzënisë

Mediale Vip

“Mezi e presim”, Dafina flet për temën e shtatzënisë

Më: 14 prill 2024 Në ora: 21:43
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri feston sot (14 prill) 35-vjetorin e lindjes. Në po të njëjtën ditë ajo ka marrë propozimin për martesë nga i dashuri i saj Kreshniku. Së fundmi në një intervistë në “E diela jonë” me Ermal Peçin, ajo foli dhe për lajmin e supozuar të shtatzënisë.

Artistja konfirmoi se nuk është shtatzënë, por e presin kurdo që të ndodhë.

“Edhe për mua dhe për Kreshnikun është një gjë shumë e bukur, për të cilën të dy jemi të emocionuar për momentin që do ndodhë.

Jemi shumë të hapur që të ndodhë(shtatzënia) kurdo. Nuk e kemi në plan, jo sot jo nesër, jo pas dasmës jo para dasmës. Kurdo që të ndodhë”, ka thënë ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat