Françeska Murati dhe Egla Ceno janë përshirë në një debat me njëra-tjetrën, ku shkak janë bërë mbathjet e modeles.
Missi i tha aktores që ajo ia ka marrë brekët dhe ia ka hapur nëpër shtëpi, ndërsa i kërkoi që këtë veprim mos ta bëjë më sepse është i turpshëm.
Mes debatit është futur edhe Liam Osmani, i cili i tha Eglës: “Nuk ke turp që i ke prekur mbathjet dhe linesat e vajzës”.
“Unë nuk luaj aq butë” – iu përgjigj aktorja, teksa i tha konkurrentit se ajo do ta mësojë si të bëhet burrë sa të qëndroj në shtëpi.
“Çfarë do të bësh me ato lekët që do fitosh? Do i bësh vetëm ilaçe”– iu drejtua Liami aktores, e cila e injoroi atë.
Pjesë nga debati:
Françceska: Sendet e mia personale mos ti prekësh më. Ti ke bërë gabime të mëdhaja, se i ke marrë brekët e mia dhe i ke hedhur nëpër shtëpi. Është shumë e turpshme. Me gjërat e mia personale dhe me brekët e mi nuk ke punë Egla
Liami: Nuk ke turp që i ke prekur mbathjet dhe linesat e vajzës
Françeska: Më ka marrë robizhamin dhe brekët e mia. Është e turpshme
Egla: Unë nuk luaj aq butë
Liami: Çfarë do të bësh me ato lekët që do fitosh? Do i bësh vetëm ilaçe
Egla: Si të jesh burrë unë do të mësoj unë sa të jem këtu. Me linesin tim dhe brekët e mia që ishin brenda robizhamit ti do i kesh…
Françeska: Egla mos u bë si e çmendur duke prekur gjërat personale të të tjerëve