Ai është një talent në muzikë. Në fillim u njoh në muzikë si Nico, por tashmë ka disa projekte ku prezantohet me emrin e tij të vërtetë, Nikoll Prenqi.
Mësojmë se projekti më i ri muzikor do të quhet "Moments" dhe do të publikohet nga data 1 maj në të gjitha platformat online.
Ne e kemi dëgjuar këngën dhe besojmë se do të jetë një hit veror që do të dhurojë energji të mirë për të gjithë ata që e dëgjojnë.
Teksti është shkruar nga vetë këngëtari, bashkë me producentin Officialeliel. Të gjithë jemi në pritje!