Pak ditë më parë, këngëtarja Maya Aliçkaj ka marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, si pasojë e dhunës nga bashkëshorti i saj.
Maya, me emrin Fatbardha Ulbirch dhe bashkëshorti i saj Arben Ulbirch (Arben Shuaipi), duket se kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin, ndërsa më herët kanë dalë disa herë në televizion, duke reklamuar shtëpinë e tyre në periferi të Tiranës.
Shuaipi urdhërohet me vendim gjykate, që të mos i afrohet bashkëshortes së tij, më shumë se 200 metra, duke nënkuptuar edhe vilën e tyre në zonën e Mulletit, shkruan ‘Zëri’.
Maya dhe bashkëshorti i saj, kanë një djalë, që ka ardhur pas shumë vitesh në jetë.