Gjatë një interviste, Emma Stone zbuloi se preferon më shumë emrin e saj të vërtetë, Emily.
Emri i saj i skenës është ‘Emma’. Fituesja e çmimit ‘Oscar’, vendosi ta ndryshonte emrin e saj, sepse ishte një aktore tjetër, me po të njëjtin emër.
‘Dy vite më parë u frikësova. Nuk doja më të më drejtoheshin me Emma. Më thërrisni Emily!’
Ajo tha se njerëzit me të cilët punon, pasi njihen i drejtohen me emrin Emily.
Aktorja e filmit ‘Poor Things’ shtoi se nuk do t’i korrigjojë fansat nëse e thërrasin me emrin e saj të vërtetë.
‘Do të ishte shumë bukur’, - u përgjigj ajo. – Më pëlqen të më thërrasin Emily.