Personaliteti televiziv Harry Jowsey u ka kërkuar ndjekësve të tij të vendosin krem kundër diellit, pasi u diagnostikua me kancer të lëkurës, raporton ‘BBC‘.
26-vjeçari, i cili më parë u shfaq në “Dancing With The Stars” të ABC dhe “Too Hot To Handle” të Netflix, tha se kancerin e ka pasur për një ose dy vjet, por që nuk ishte fare në dijeni për këtë gjë.
“Unë thjesht dua të shpëtoj dhe të mbroj një nga ju”, u tha ai pesë milionë ndjekësve të tij në TikTok.
Influencueri i lindur në Australi shtoi se ai “do të jetë mirë”.
Në postimin e tij ai tha: “Nuk ka vërtet një mënyrë të lehtë për ta thënë këtë, por javën e kaluar shkova te një dermatolog për të kontrolluar lëkurën time dhe më gjetën kancer të lëkurës. Unë do të jem mirë, gjithçka do të jetë në rregull.”