Avokati i aktorit francez Gérard Depardieu tha për CNN, këtë të hënë, se aktori është arrestuar nga policia në Paris, për t’u marrë në pyetje. 75-vjeçari po merret në pyetje pas akuzave për përdhunimin e dy grave në sheshin e xhirimit.
Edhe më parë, disa gra e kanë akuzuar për ngacmim seksual, por aktori francez i hodhi poshtë akuzat.
Depardieu është i njohur për rolet e tij në filma si ‘Green Card’, ‘The Man in the Iron Mask’ dhe ‘Life of Pi’.
Gjithashtu, u nominua për çmimin ‘Oscar’ në vitin 1991 për rolin e tij kryesor ‘Cyrano de Bergerac’.
Ndërsa, në vitin 2013, Vladimir Putin i dha nënshtetësinë ruse pasi tha se do të hiqte dorë nga nënshtetësia franceze në shenjë proteste ndaj planeve të qeverisë për rritjen e taksave për të pasurit.