Në spektaklin e sotëm pritet të ketë surpriza për disa prej banorëve.
Meritoni ka shprehur shpesh mungesën e partneres së tij, Ilnisës dhe duket se kjo e fundit po përgatitet ta surprizojë.
Të paktën këtë la të kuptohej me një postim të bërë pasditen e sotme në “Instastory”, ku shihet teksa udhëton me makinë dhe videon e ka shoqëruar me mbishkrimin: Ajo po vjen…

Prej disa ditësh, Ilnisa ka qenë në Sarandë ku ka pushuar. Ndërsa sot nuk dihet nëse do të rikthehet në shtëpi si banore apo për të surprizuar Meritonin.