Elvana Gjata ndan shpeshherë me ndjekësit momente nga përditshmëria.
Së fundmi, ajo ka publikuar edhe një fotografi në “Insta-Story”, me fustanin e punuar nga dizejnatori i njohur, Valdrin Sahiti.
Vëmendjen e merr materiali i fustanit, i cili duket të jetë punuar me flokë.

Nuk dihet nëse është punuar me flokë prej vërteti apo jo, por dizajni plot gërsheta të bardha nxjerr në pah linjat trupore të Elvanes.
Kur e njoftoi koleksionin e tij të ri, Sahiti bëri të ditur se ky dizajn është frymëzuar nga albumi i ri i Beyonce, “Cowboy Carter”.