Një ndër pionerët e zhanrit drum & bass, MC Conrad, ka vdekur në moshën 52-vjeçare.
MC Conrad, emri i vërtetë i së cilit ishte Conrad Thompson, ka vdekur më herët gjatë këtij muaji, dhe ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes.
Ishte Clinic Talent që dha njoftimin për vdekjen e artistit duke e quajtur si njërin prej zërave më të dallueshëm të drum & bassit.
“Na vjen keq të njoftojmë që MC Conradi ka vdekur në prill të vitit 2024”, thuhet në komunikatë.
“Njëri prej zërave më të dallushëm dhe më të dashur të D&B-së, ai lë prapa tij një trashëgimi që s’e ka shoqen”.
“Conradi do të na mungojë thellësisht që të gjithëve, dhe po ashtu edhe të gjithë juve që jen I prekur nga performancat e tij përgjatë viteve”.