Ajo vjen rrallë me projekte muzikore por të gjitha pëlqehen e jetojnë gjatë.
Po flasim për këngëtaren Liria Dedvukaj, e cila ka publikuar këngën më të re që mban titullin "Ma do zemra".
Liria shquhet për stilin e saj unik ndërsa ka zgjedhur bashkëpunëtorë mjaft të mirë për të realizuar këtë projekt ku mësojmë se producent është Mareglen Boja, me tekst nga Mb Music e video realizuar nga PowerMedia.
Xhirimet e klipit janë realizuar në Pragë e ku artistjia me origjinë nga Mali i Zi por që jeton në Amerikë duket mjaft bukur.
Këngën mund ta dëgjoni dhe shihni në linkun më poshtë e patjetër që do ta pëlqeni.BS