Ed Sheeran-i ka njoftuar se do të publikojë një version të ri të albumit për nder të 10-vjetorit të albumit të tij. Albumi do të dalë me 21 qershor dhe përmban 9 këngë shtesë.
Sheeran do të ofrojë shfaqje për të festuar përvjetorin e albumit të tij, transmeton Indeksonline.
33-vjeçari do të ofrojë performancën në “Barclays Center” në New York, më 22 maj.
“Ky album është realizuar nga viti 2011 deri në 2014”, tha Sheeran-i në një video.
“X” është albumi i dytë i Sheeran-it. Albumi përmban hite të njohura si Sing, Don’t, Photograph dhe Thinking out loud.