Lupita Nyong’o u shfaq në tapetin e kuq në Londër për filmin e saj të ardhshëm, “A Quiet Place: Day One”, me një kotele bardh e zi e veshur me papion.
Edhe pse macja praktikisht vodhi shfaqjen, vëmendjen tërhoqi edhe veshja e aktores plot stil.
Lupita kishte veshur një kostum të qepur, i cili përbëhej nga një xhaketë e strukturuar dhe pantallona të gjera dhe të gjata.
Për të aksesuar veshjen e saj, Nyong’o e kompletoi look-un me një palë taka me majë dhe bizhuteri të shëndritshme. Sa i përket grimit, ajo përshtati pamjen rozë me faqet rozë dhe buzët me shkëlqim.