Ditea Berisha ishte e zgjedhura e Agait si kryefermere. Moderatorja Fjoralba Ponari u shpreh spektaklin e kaluar se Ditea ishte më e votuara e javës nga publiku, e për këtë arsye u zgjodh edhe kryefermere.
Fermerët kanë dhënë mendimet e tyre se si e kanë parë Ditean si kryefermere.
Pjesë nga biseda:
Ditea: Mendoj se ka qenë mirë. Kam pasur bashkëpunimin e të gjithëve. Ajo gjëja që ndryshoj kur bëhem kryefermere është se e marrë seriozisht dhe mbase e teproj. Por, nuk e bëj për të keq.
Fjoralba Ponari: Do doje të ishe sërish kryefermere?
Ditea: Jo tani shpejt faleminderit
Renisi: Klipi filloi dramë dhe anoi në “I Feel good”. E ka kryer detyrën me shumë sukses
Valeri: Nuk kisha kundërshti, por kisha sugjerim të shohë disa vajza të tjera
Fjoralba Ponari: Ke një emër?
Valeri: Po, patjetër! Glorian dua të shoh si kryefermere, jam e sigurt që do bëj gjëra ndryshe, dhe Elsën, Çiljetën. Mbase dhe Baby G do ishte shumë e këndshme
Gloria: Jam shumë e kënaqur me Ditean. Më pyetën nëse do doja të isha kryefermere dhe i thashë çdo herë e më shumë më ikën nga pak. Përderisa po përsëriten kryefermerët, ju është dhënë nga dy javë. Nëse do më jepet do e respektoj dhe do jap maksimumin tim.