Ledjona tregon se që pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip, nuk ka pasur kontakt me ish-bashkëshortin e saj. Nga ana tjetër, ajo tregoi se e bija, Miki, e ka përjetuar shumë keq dhe është përpjekur që ta afrojë me të atin.
Unë nuk kam pasur asnjë kontakt pasi kam dalë nga shtëpia, por jam munduar sërish pas gjithë asaj që ndodhi. Miki u mërzit në fakt, nuk kërkonte as t’i kthente asnjë mesazh babait të saj. Jam munduar sërish t’i sheshoj pak gjërat, që të mos ftohen më shumë gjërat, sepse marrëdhënia prind-fëmijë…
Jam munduar t’i flas që nuk ka gjë, janë gjëra që ndodhin edhe nuk ka dashur ta bëjë me të keq. Jam munduar që mos i tregoj që unë jam mërzitur nga ajo dhe të gjithë këtë situatë e kam kaluar vetë, me asnjë nga banorët që kam qenë atje brenda nuk e kam treguar. Tani e ka edhe më të mirë marrëdhënien.
Ajo theksoi se marrëdhënia prind-fëmijë është e rëndësishme dhe nuk do që e bija të rritet me urrejtje për të atin.