Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu iu ka bërë thirrje shqiptarëve në Itali për të votuar për Muharrem Salihun për eurodeputet.
Këtë thirrje ai e bëri përmes një postimi në ‘InstaStory’ përderisa pozoi në një foto bashkë me kandidatin shqiptar.
“Faleminderit për pritjen z. Salihu.

Ju bëj apel të gjithë shqiptarëve në verilindje të Italisë, me shtetësi italiane ta votojmë shqiptarin e parë eurodeputet të Italisë. Voto Marco me datën 08-09 qershor”, shkroi ai në postimin e tij në Instagram.