Edhe vetë ai mezi e ka pritur këtë projekt në gjuhën frënge, për të cilin është realizuar klipi dhe do të vijë shumë shpejt.
Është fjala për këngëtarin shqiptar LAB, ose siç quhet Labinot Ramadani, ku mësojmë se orkestrimi është realizuar nga FISSI dhe ide të këngës dhe tekstit nga vetë LAB.
Kënga është një baladë urbane moderne dhe me vargje të ndjera.
Videoklipi është xhiruar në mënyrë profesionale në Napoli në Salerno dhe kureshtja është mjaft e madhe, si nga vetë artisti, po ashtu edhe nga ne të gjithë.