Ditën e sotme Dijonis Biba ka ndërprerë rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”.
Ky vendim erdhi i papritur nga ish-fermeri i cili fillimisht mblodhi konkurrentët e tjerë dhe u komunikoi vendimin që kishte marrë.
“Unë sot kam vendosur të largohem nga ferma dhe këtë e them seriozisht. Nuk e përballoj dot më, kam ditë që e mendoj. Jam dorëzuar nuk mundem.
Valixhen e kam bërë gati, kam folur do largohem tani. Nuk mundem më”, tha Dijonisi.