Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes mediatike, jo për projektet e saj artistike, por për jetën e saj private dhe lidhjet e dashurisë.
Këto ditë, ajo ka marrë vëmendje të veçantë pasi qarkulluan aludime për një ribashkim të mundshëm me ish-bashkëshortin e saj, Fisnik Syla, aludime të cilat u bazuan në një video të postuar në ‘Instastory’ ku ata shfaqeshin së bashku.
Por Fjolla ka reaguar ashpër ndaj këtyre spekulimeve, duke hedhur poshtë thashethemet e një ribashkimi.
Si për ta vulosur këtë qëndrim, këngëtarja ka zgjedhur të ndajë me publikun një foto intime nga momentet e saj me të dashurin e ri, Ildi Qamo, duke vënë kështu pikat mbi ‘i’ dhe duke qartësuar gjendjen e saj aktuale sentimentale.
Fotografia e ndarë nga vajza e Fjollës Morinës në rrjetet sociale tregon këngëtaren në një moment të ngrohtë dhe të afërt me Qamon, duke i dhënë fund spekulimeve dhe duke hapur një kapitull të ri në jetën e saj personale.

Mirëpo, këngëtarja e hitit “FB” vitin e kaluar gjatë një krize emocionale, përmes videove që kishte publikuar në rrjetet sociale, e kishte akuzuar aso kohe Ildin si personin që ka dashur ta helmonte atë. Madje ajo nuk i kishte kursyer akuzat e rënda për të, duke e quajtur pjesë të krimit të organizuar.
Megjithatë, duket se tashmë Fjolla ka lënë pas gjithçka dhe është gati për një mirëqenie të re në jetën e saj emotive.
