Ish-konkurrentja e Big Brother VIP 3, Sara Gjordeni zbuloi pak kohë më parë se është në një pritje të ëmbël.
Ajo dhe partneri i saj, Bardhi Idrizi, do të bëhen prindër për herë të parë.
Sara është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku me ndjekësit e saj ndan momente të ndryshme nga përditshmëria.

Por jo vetëm kaq, pasi Sara nuk ka ngurruar të ndajë me fansat edhe detaje nga shtatzënia.
Ajo ka vendosur të publikojë një foto ku shihet teksa pozon me barkun e rrumbullakosur.
Në fakt në foto duket vetëm hija e trupit të saj në mur, ku dhe ka shkruar ikonën e mbrojtjes nga syri i keq.