Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka publikuar një fotografi me këngëtaren tjetër të njohur shqiptare Rita Ora dhe me bashkëshortin e Ritës, Taika Waititi.
Dafina, foton e ka publikuar në “InstaStory”, ndonëse nuk ka shkruar asgjë rreth saj.
Nuk ka treguar as ku e kanë realizuar bashkë fotografinë, ndonëse të dyja, shihen shumë të lumtura përkrah njëra-tjetrës.

Ndërkaq, vlen të theksohet se burri i Ritës, ka në ballë një shqiponjë dykrenare.