Lumbardhi dhe Kaderi krijuan një romancë në shtëpinë e “BBVK” ku të dy ishin konkurrentë të formatit e ndërsa Lumbardhi u shpall fitues.
Edhe pas daljes së tyre nga shtëpia, çifti kishte një marrëdhënie të qëndrueshme dhe atëherë kur gjithçka dukej se po shkonte më së miri, çifti bëri “boom”.
Marrëdhënia e tyre pësoi një krizë.
Dyshja ka dalë nëpër intervista ku madje Lumbardhi deklaroi se ishin ndarë dhe i uroi Kaderit më të mirat, por siç duket asgjë s’ka qenë e vërtetë.
Lumbardhi sapo ka postuar në llogarinë personale të Instagramit Kaderin teksa përbri shkruan: ”Zemra”… duke konfirmuar kështu ribashkimin mes tyre.
