Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t’i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s’e ka njohur askush

Mediale Vip

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t’i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s’e ka njohur askush

Më: 17 maj 2024 Në ora: 09:19
Këngëtari i njohur Robert Berisha

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike, veçanërisht lidhur me menaxherin e këngëtares Xhensila Myrtezaj.

Pas publikimit të një posteri të një koncerti të planifikuar të Robertit në faqen zyrtare të Xhensilës në Instagram, u ngritën dyshime se dalja e tij nga reality show “Ferma VIP” mund të ishte paraprakisht e koordinuar.

I ftuar në emisionin “Studio A”, Roberti ndau disa mendime rreth Xhensila Myrtezajt dhe ndikimit që bashkëshorti i saj, aktori dhe komediani i njohur Bes Kallaku, ka pasur në karrierën e saj muzikore.

“Xhensila ka qenë e re kur është njoftuar me Besin, famën e ka krejt prej Bes Kallakut”, tha Roberti. Ai shtoi se pavarësisht nga statusi i marrëdhënies së tyre aktualisht, që ka qenë subjekt i thashethemeve për ndarje të mundshme, Xhensila duhet “paradite e mbasdite t’i thotë faleminderit Bes Kallakut. Sepse Xhensila ka qenë një çikë e re që s’e ka njohur askush”.

Robert Berisha argumenton se Xhensila Myrtezaj, e cila u bë e njohur për publikun e gjerë në fazat e para të karrierës së saj muzikore, ka nevojë të njohë kontributin e madh që Besi ka dhënë për t’u bërë një emër i njohur në skenën e muzikës në Shqipëri.

Bes Kallaku përndryshe pati treguar historinë e njohjes së tyre, duke thënë se Xhensilën e kishte parë për herë të parë kur ajo ishte 16 vjeçe dhe pak kohë më pas kishin filluar lidhjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat