Pasi kaluan disa momente të bukura në shtëpinë e “BBV3” me rastin e ditëlindjes së Meritonit, ish-banorët u larguan nga ambientet e shtëpisë.
Teksa po përshëndeteshin nuk kishte si të mungonin puthje e përqafime mes çiftit Ilnisa dhe Meriton.
Ky i fundit, i ka “rikujtuar” Ilnisës që dhe ditën e nesërme do të flejë vetëm, më pas do të jenë të dy bashkë pas daljes së tij nga shtëpia.
Theksojmë që finalja e Big Brother do të mbahet më 25 maj (e shtunë).