Teksa po bisedonte me Robertin, Valeri foli për humbjen e vëllait të tij dhe arsyen se pse ai studioi mjekësi.
Siç tregoi, vëllai i tij ndërroi jetë në moshën 17 vjeçare dhe dëshira e tij ishte të bëhej mjek.
Valeri tregoi se ai ndoqi rrugën e të vëllait, ndaj studioi mjekësi dhe hoqi dorë nga ëndrra e tij për t’ju bërë pjesë botës së ekranit.
Ai tha se në ditën e dasmës qau shumë për shkak të humbjes së vëllait sepse nuk e ndante dot këtë gëzim me të.
“Ka qenë ëngjëll. Ndërroi jetë në moshën 17 vjeçare, më i miri ishte. E kishte ëndërr të bëhej mjek, ndaj unë vazhdova studimet për mjekësi. Mua më pëlqente të isha shoëman, por për vëllain tim vazhdova studimet për mjekësi. Mezi kam pritur të bëj dasmën në atë shtëpi që nga ajo ditë nuk gëzoi më. Ishim të lumtur, porn a qante zemra. Shikoja nënën dhe shtrëngonim njëri-tjetrin. As armikun mos e sprovoft me humbjen e njeriut të zemrës”, tregoi Valeri.