Nëna e balerinit të njohur Ilir Shaqiri feston sot ditëlindjen.
Desi, një balerinë e njohur e Teatrit të Operas dhe Baletit prej disa vitesh jeton në Itali dhe më herët ka punuar me të birin në Akademinë e tyre të kërcimit.
Iliri ka publikuar një video të saj duke kërcyer ndërsa në sfond është kënga “Bella” e Maître Gims.
“Edhe 100 të tjera shpirto”, shkruan balerini ndërsa shihet teksa qesh bashkë me të ëmën.
Video ka marrë reagime të shumta ndërsa të gjithë e komplimentojnë Desin, e cila kërcen si një flutur.