Flori dhe Valeri biseduan së bashku rreth martesës së tyre dhe si janë njohur me partneret.
Flori tregoi se është njohur me partneren e tij, gjatë kohës kur po xhironin një film.
Ai tha se ata janë njohur 12 vite më parë dhe kanë bashkëjetuar që në fillimet e lidhjes së tyre.
“Ne jemi njohur kur po xhironim një film. 12 vite më parë, pas njohjes bashkëjetuam së bashku, ishte diçka që të dy e donim. Ka qenë një histori shumë e bukur, të dy e kemi përjetuar shumë. Gjërat na shkuan shumë mbarë”, tregoi Flori.