Nëna e Beyonce rrëfen për fëmijërinë e saj: Ka qenë e turpshme dhe pak e frikësuar

Mediale Vip

Nëna e Beyonce rrëfen për fëmijërinë e saj: Ka qenë e turpshme dhe pak e frikësuar

Më: 28 maj 2024 Në ora: 14:07
Tina Knowles, Beyonce

Tina Knowles, nëna e Beyonce ka ndarë së fundmi disa informacione për yllin e pop-it të cilat nuk i kemi ditur më parë. Konkretisht, në një video për Vogue, të cilën e ka shpërndarë në Instagram, 70-vjeçarja ka treguar për vajzën e saj:

“Beyonce ka qenë shumë e turpshme dhe pak e frikësuar. Ditën që ajo u ngrit për dikë, ajo nuk u ngrit për veten e saj. Jam shumë e emocionuar duke folur për të, nuk mund të jem më krenare se kaq për vajzën time”. 

Knowles foli gjithashtu për vajzën tjetër të saj, Solange teksa e përshkruan si një “aktiviste” të zellshme. Ajo ndër të tjera gjeti kohë të fliste edhe për Kelly Rowland, të cilën e ka konsideruar prej kohësh si vajzën e saj. Rowland ishte pjesë e “Destiny’s Child” së bashku me Beyoncé dhe u zhvendos me familjen e saj kur ajo ishte adoleshente.

“Kelly ishte gjithmonë ai fëmijë që u përpoq t’i mbronte të gjithë.  Çdo fëmijë është i ndryshëm! Por gjithçka është kaq e veçantë. Unë besoj se fëmijët lindin me personalitetin e tyre. Të treja vajzat e mia i trajtuan gjërat shumë ndryshe. Mësoni personalitetet e tyre dhe respektoni individualitetin e tyre. Gjithmonë lavdëroni ndryshimet pozitive dhe kushtojini vëmendje gjërave për të cilat mund të jeni krenarë për to”, shprehet Knowles.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat