Ç`po ndodh: Çiljeta konfirmoi lidhjen, Bes Kallaku e mohon?

Mediale Vip

Ç`po ndodh: Çiljeta konfirmoi lidhjen, Bes Kallaku e mohon?

Më: 28 maj 2024 Në ora: 16:49
Foto e ripostuar nga Çiljeta

Bes Kallaku e gjeti veten serish në qendër të spekulimeve, kete here per pretendimet se ka nisur një romancë të re me ish-konkurrenten e “Për’Puthen”, Çiljeta Kormuzi. Por keto zëra aktori i humorit i ka mohuar për Anabel.

I pyetur për vërtetësinë e thashethemit, Besi u shpreh: “Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel”. Më tej, aktori i humorit shtoi:

"Nuk kam lidhje me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem! Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit”.

Image
Foto e ripostuar nga Çiljeta

Çiljeta sakaq ishte në koncertin e Besit në Bruksel dhe postoi një foto.

Më pas, publikuan të dy një foto nga kënde të ndryshme, në të njëjtin vend. Nga ana tjetër, Çiljeta i bëri repost një fotoje ku shihej me Besin dhe një vajzë e uronte për “lidhjen e re”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat