Meritoni tregon se a e takoi djalin pas daljes nga BBVIP

Mediale Vip

Meritoni tregon se a e takoi djalin pas daljes nga BBVIP

Më: 29 maj 2024 Në ora: 11:10
Meritoni

Mbrëmjen e djeshme ishte nata e parë e post “Big Brother VIP3”, ku ish-banorët u përballën me njëri-tjetrin. Por jo vetëm kaq, pasi Ledion Liço i pyeti ata edhe në lidhje me jetën e tyre tani që janë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Teksa pyeti Meriton Mjekiqin nëse ka patur mundësi që të lidhet me djalin e tij, Loar, moderatori u shpreh se ‘ende jo’. Ai shtoi se është duke tentuar që të komunikojë me nënë e djalit dhe t’a lejojë që të shkojë në Austri për t’a takuar.

Pjesë nga biseda:

Ledioni: Kanë qenë 72 orë shumë të ngjeshura, nga aq sa kam folur me ju, vetëm me gjumin me zi ia keni dalë. Nuk e di a ke patur mundësi të lidhësh me Loarin apo mamanë e tij. Si janë gjërat në atë drejtim?about:blank

Meritoni: Me tregu të drejtën jo, nuk kam patur mundësi të lidhem. Jam duke tentuar që të komunikoj dhe të më lejojë që të shkoj në Austri të takoj djalin

Ledioni: Edhe unë uroj që të kesh mundësi të takohesh me djalin tënd. Ju uroj shumë fat ju të dyve

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat