Postoi videon e saj dhe më pas e fshiu, Majk sqaron veprimin e bërë ndaj Xhensilës

Mediale Vip

Postoi videon e saj dhe më pas e fshiu, Majk sqaron veprimin e bërë ndaj Xhensilës

Më: 29 maj 2024 Në ora: 11:34
Majk- Xhensila

Në mes të vorbullës së lajmeve mbi Xhensila Myrtezaj pas ndarjes së saj nga Besi, këtë herë është përfshirë edhe Majk.

Artisti publikoi ditën e djeshme në profilin e tij një video të saj ku shfaqej tejet seksi duke kërcyer.

Por, aty shihej e ndryshuar audio, ku i ishte vendosur kënga e Majk “Temelin”.

Kjo video u publikua më pas në Instastory nga këngëtari, i cili u pendua dhe e fshiu shpejt. Mirëpo, jo aq shpejt sa ndjekësit mos t’i bënin screenshot, ndaj në media filloi të aludohej mbi veprimin e tij.

Majk nuk ka dashur të lerë vend për asnjë spekullim mbi këtë temë dhe ka bërë shpejt një sqarim.

“Për të gjitha portalet që e kanë keqkuptuar, kjo është video që e kam postuar pasi dëgjova këngën time në sfond”, shkruan ai.

Image
Postimi i Majkut
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat