Dua Lipa kërkon të ndalen sulmet në Gaza: Të digjen të gjallë fëmijët nuk arsyetohet

Mediale Vip

Dua Lipa kërkon të ndalen sulmet në Gaza: Të digjen të gjallë fëmijët nuk arsyetohet

Më: 29 maj 2024 Në ora: 12:41
Dua Lipa

Në tetor, Dua Lipa, ishte një nga shumë artistet që nënshkroi një letër të hapur duke i kërkuar presidentit Joe Biden të bënte thirrje për një armëpushim në Gaza.

Ajo shpjegoi qëndrimin e saj politik në ‘Rolling Stone’ në shkurt dhe sot postoi një mesazh në Instagram për t’i dhënë fund gjenocidit të vazhdueshëm të popullit palestinez nga Izraeli.

“Të digjen të gjallë fëmijët nuk mund të arsyetohet asnjëherë”, ka shkruar ylli i muzikës pop.

“E gjithë bota po mobilizohet për të ndaluar gjenocidin e Izraelit. Ju lutemi tregoni solidaritetin tuaj me Gazën”, theksoi më tej artistja shqiptare.

Ky post vjen pasi Izraeli intensifikoi operacionet ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Sulmet e fundit të bombardimeve dhe sulmeve ajrore të Izraelit kanë vrarë të paktën 37 persona nga e hëna deri të martën.

Që nga tetori, mbi 36 mijë palestinezë janë vrarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat