Çifti Heidi-Romeo, i cili rrëmbeu zemrën e publikut, duket se po shijon romancën që pas daljes nga shtëpia e BBV.
Pak çaste më parë, Heidi ndau me ndjekësit një video mjaft të ëmbël ku Romeo i bie pianos.
Çifti shihet në dhomë, ndërsa Romeo i bie pianos, Heidi po e ndjek në rehatinë e shtratit.
Mos vallë kanë nisur të bashkëjetojnë?
Rikujtojmë se dje Heidi iu përgjigj pyetjeve të shumta lidhur me mungesën e saj në publik. Ajo publikoi një video sqaruese ku tregonte se u është shmangur kamerave për shkak të një problemi shëndetësor me sytë.