Mbrëmjen e djeshme, pak para se të fillonte “Post Big Brother”, Egla Ceno pësoi incident.
Lajmin për incidentin e Eglës e dha vetë moderatori, Ledion Liço, ndërsa Egla tha se kishte dhembje në njërën këmbë.
“Tani për tani po rezistoj, Ledion. Sapo të mbaroj ‘Post’-in do të shkoj të bëj një kontroll, por jam ok”, - tha ajo.
Sipas “Kryefjala.com”, aktorja ra nga shkallët pak para se të niste emisioni.
Sapo mbaroi “Post Big Brother”, Egla u dërgua në spital dhe pasi iu nënshtrua disa kontrolleve “Kryefjala.com” njoftoi se aktorja është në gjendje të mirë shëndetësore.