Iliri Shaqiri ishte i ftuar pasditen e djeshme në emisionin radiofonik “Ndryshe”, ku zbuloi planet e tij në ekran.
Bëhet fjalë për një talent show, që do të jepet në Top Channel, titulluar “Yjet Shqiptarë të Diasporës”.
Ky talent show ka për qëllim të zbulojë të talentuarit e rinj me origjinë shqiptare.
Për sa i përket idesë, ai u shpreh se u frymëzua nga puna në workshopet në Itali.
Shikoj shpesh fëmijë shqiptarësh. Ka një dëshirë për të treguar veten dhe jo më kot vijnë e bëjnë këto eksperienca me artistë të ndryshëm. Thashë pse të mos i japin mundësinë asaj që talenti shqiptar në botë ka nevojë më shumë se kurrë sot, - u shpreh ai.