Selena Gomez thotë se ajo dhe i dashuri janë gati të bëhen prindër

Mediale Vip

Selena Gomez thotë se ajo dhe i dashuri janë gati të bëhen prindër

Më: 31 maj 2024 Në ora: 15:36
Selena Gomez dhe i dashuri i saj

Ajo ka qenë gjithmonë e rezervuar për të dhënë detaje rreth jetës private, por një gjë është e sigurt: Selena dhe partneri i saj, Benny Blanco po e marrin seriozisht idenë e një të ardhmeje së bashku, por si familje.

Në një intervistë të fundit për revistën “Time”, Gomez u pyet për romancën me Benny-n dhe planet për fëmijë. 

Selena thotë se është gati të mbrojë me çdo kusht dhe çmim jetën private dhe romancën që po jeton aktualisht me njeriun e zemrës dhe nuk ka ndërmend të bëjë kompromis për këtë gjë.

“Unë e di se çfarë mund t’u shkaktojnë njerëzit atyre që duan. Fansat e mi, të cilët i adhuroj dhe ndiej sikur më kanë formuar për atë që jam, mund të më thonë gjëra që më lëndojnë për mënyrën se si e jetoj jetën time. Por, Benny ka forcën në vetvete që asnjë nga këto zhurma të jashtme të mos më ndikojë. Është me të vërtetë e rrallë dhe unë thjesht çmoj çdo moment me të,” vijon Gomez.

Duket se pjesa e kuriozitetit për një fëmijëve për të dhe partnerin nuk shmanget dhe interesi i njerëzve nuk është i vogël në këtë aspekt. Ajo tha gjatë intervistës se kishte menduar të adoptojë një fëmijë edhe nëse nuk do të kishte gjetur partner pasi për një periudhë të caktuar kohe ka qenë e vështirë gjetja e njeriut të duhur.

“Unë isha vetëm për pesë vite dhe u mësova shumë me këtë fakt. Shumë njerëz kanë frikë nga të qenit vetëm dhe unë ndoshta e kam torturuar veten në kokën time për dy vjet vetëm, por e pranova disi. Më pas bëra një plan, që do ta adoptoja një fëmijë në moshën 35-vjeçare edhe nëse nuk do të kisha takuar askënd,” tha ajo.

Selena Gomez dhe Benny Blanco nisën romancën e tyre në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, më pas e bënë publike në rrjetet sociale ku këngëtarja postoi një unazë të dhuruar nga ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat