U përfolën për ndarje, Ben Affleck dhe Lopez fotografohen bashkë

Mediale Vip

U përfolën për ndarje, Ben Affleck dhe Lopez fotografohen bashkë

Më: 31 maj 2024 Në ora: 17:35
Jennifer Lopez, Ben Affleck

Ben Affleck dhe bashkëshortja e tij, Jennifer Lopez, bëhen bashkë për festën e diplomimit të vajzës së tyre Violetës pavarësisht nga problemet e tyre martesore.

Sipas fotove çifti dhe nëna e Affleck-ut, Anne Boldt-i, u panë të enjten duke ecur rrugëve të Los Anxhelesit.

Affleck-u u pa me një shportë në duar, me ambalazh rozë brenda, ndërsa Lopez-i, ecte krah tij.

Aktori i “Good Will Hunting” ishte veshur me kostum gri dhe këpucë të zeza, ndërsa bashkëshortja shkëlqente veshur me fustan me lule, deri te kyçi, me rrip të zi në bel dhe taka transparente.

Çifti u pa për herë të fundit para dy javësh, më 19 maj, në teatrin “Aero”, në Santa Monika, Kalif, duke shkuar te “Soho House”.

Raportimet thonë se çifti, i cili u martua në korrik të vitit 2022, nisi procedurat për divorc që kur Lopez-i shkoi vetëm në “Met Gala”, më 6 maj.

Ndonëse një burim tha se ylli i filmit “Gone Girl” nuk mund të merrte pjesë në "Met Gala" për shkak se ishte i zënë duke filmuar “The Accountant 2”, Affleck-u ishte në një tjetër event një natë para “Met Gala”-së.

Gjithashtu, ai është parë disa herë pa unazën e martesës dhe përflitet se po qëndron në shtëpi tjetër. Nga ana tjetër, Lopez-i është parë duke kërkuar një shtëpi të re pa bashkëshortin e saj. Ndërsa një burim tjetër i tha “Us Weekly” se rrugët e tyre janë ndarë.

Gazeta raportoi se ylli i “Pearl Harbor”-it nuk pajtohet me stilin e jetës së Jennifer-it, është lodhur nga martesa dhe ndihet i kontrolluar.

“Karriera që kanë, kërkon që shpeshherë të jenë në qytete të ndryshme”, - shtoi burimi i brendshëm.

Megjithatë, aktorja e “Boy Next Door” tha për “AP News” se vitet e fundit i ka shkurtuar orët e punës që të jetë më shumë në shtëpi.

Lopez-i dhe Affleck-u nisën të dilnin me njëri-tjetrin në vitin 2002 deri në vitin 2004, por e rindezën romancën në vitin 2021 dhe u fejuan një vit më vonë.

Ata u martuan në Vegas, në korrik të vitit 2022, mandej, pas disa muajsh bënë një dasmë të dytë në Gjeorgji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat