Valeri reagon ashpër ndaj Marianës: Publiku nuk do ta shohë me sy

Mediale Vip

Valeri reagon ashpër ndaj Marianës: Publiku nuk do ta shohë me sy

Më: 31 maj 2024 Në ora: 21:25
Valer Kolnikajt dhe Mariana Kondi

Marrëdhëniet mes Valer Kolnikajt dhe Mariana Kondit duket se nuk janë rregulluar, pavarësisht daljes së tyre nga “Ferma VIP”. Sinjalet i dha pak ditë më parë Mariana, të cilat u konfirmuan sot edhe nga Valeri.

Ky i fundit, tha se për shkak të veprimeve që Mariana bëri ndaj tij në fermë, sot publiku nuk do ta shikojë me sy.

“Edhe ata që janë më të sharët nga gjithë Shqipëria thonë që kemi marrë një dashuri të jashtëzakonshme. Por publiku nuk do t’i shikojë me sy. Ndërsa në rastin tim, publiku më parë nuk donte të më shikonte, në këtë moment në “Ferma VIP” është përkthyer në dashuri.

Nuk më bën përshtypje, shumë mirë bën që thotë që jam aktore sepse do të thotë që nuk ka qenë e vërtetë në shumicën e rasteve. Ndërsa kur thua jam doktor, jam doktor dhe nuk ke çfarë të thuash. Më vjen keq se ka humbur veten duke jetuar për mua dhe se si do më drejtohet mua”, tha Valeri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat