Meritoni përplaset me Julin pas deklaratës së këtij të fundit

Mediale Vip

Meritoni përplaset me Julin pas deklaratës së këtij të fundit

Më: 31 maj 2024 Në ora: 23:14
Juli dhe Meriton

Pasi doli nga Big Brother, Jul Deda ka bërë një reagim në Instagram.

Ish-banori në një video u shpreh: “E di që me votat e publikut kam fituar, por ka pasur kleçka që do t’i sqarojmë rrugës”.

I pyetur në Post Big Brother për këtë deklaratë, Juli tha se Egla mori një mundësi kur u rikthye sërish në shtëpi.

Por për këtë e ka kundërshtuar Meritoni i cili i tha se kjo loja me deklarata ‘unë jam fituesi’ është e kotë, sepse publiku ka vendosur dhe këtë duhet ta pranojë.

Juli: I kam ditur të gjitha.

Meritoni: Më shumë jam unë si fitues i publikut, sesa ti, se po del sikur të është bërë me hile, po mendoj se kjo pjesa ‘jam fitues’, është e kotë se publiku ka vendosur, ke humbur dhe pranoje.

Juli: Që në 7 prill kur është rikthyer Egla kam pasur një reagim për zhvlerësimin e zarfit të zi. Ndjeva një faktorizim të Eglës dhe një mundësi tjetër për të shkuar drejt fundit. Unë dhe për të dhënë sinjale thosha që Eglën e dua në finale, dhe e dua në pod. Kthimi i saj më është dukur i çuditshëm. Meritonin nuk e kam parë si konkurrent.

Meritoni: Tani po bie në kundërshtim me veten, se ke parë Eglën në finale. Të dy ata kanë luajtur bashkë, kanë pasur aleancë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat